Bylis i shënon shtatë gola Pogradeci

Futboll

Bylis i shënon shtatë gola Pogradeci

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:30
Bylis i shënon shtatë gola Pogradeci

Bylis dhe Teuta kanë marrë kualifikimin për në raundin pasardhës të Kupës së Shqipërisë teksa mposhtën në turin e 1/8-tave, respektivisht Pogradeci dhe Luzin.

Padyshim ata që shkëlqyen më së shumti ishin ballshiotët që u treguan të papërmbajtshëm në shtëpinë e tyre duke fituar me rezultatin e thellë 7-1, shtuar këtu edhe tre golat në ndeshjen e parë, rezultati i përgjithshëm shkoi në 10-1. Në fakt, të besuarit e trajnerit Bellai e nisën keq sfidën duke qenë se pësuan në minutën e katërt me anë të Placerit.

Por, reagimi i mallakastriotëve nuk vonoi teksa barazuan në minutën e 15-të me anë të Souza Ferreyra.

Kaq mjaftoi dhe vendasit morën “frenat e lojës në dorë” duke shënuar edhe tre herë të tjera (Souza F, Souza A., Souza F) brenda pjesës së parë për ta mbyllur atë në shifrat 4-1.

Në fraksionin e dytë, Bylis nuk e uli ritmin duke shënuar edhe tre herë të tjera teksa Souza F. realizoi edhe golin e katërt personal për të sigluar shifrat 7-1. Në raundin tjetër, Bylis do të përballet me fituesin e çiftit Vllaznia-Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat