Daniele De Rossi e merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Futboll

Daniele De Rossi e merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:43
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi do të nisë karrierën e tij si trajner.

Fabrizio Romano ka raportuar se sh-mesfushori italian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie B, Spal.

39-vjeçari nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi skuadra italiane ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë, pasi ka mbledhur 9 pikë pas 8 xhirove.

De Rossi nuk e ka ushtruar ende detyrën e trajnerin te ndonjë skuadër.

Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mancinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat