Morina: Është e dhimbshme

Futboll

Morina: Është e dhimbshme

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 16:27
Morina

Ferizaj barazoi 1-1 me Gjilanin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizajasit ishin në epërsi deri në fund, kur edhe morën golin e barazimit në minutën e 92-të.

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka thënë se është e dhimbshme se si ekipi tij humbi mundësinë për ta fituar ndeshjen kundër Gjilanit.

“Është e dhimbshme se si humbëm edhe dypikëshin tjetër, kur djemtë tanë luajtën mirë në një fazë të lojës. Por, në fund djemtë nuk patën faj pse topi ishte në 16-të metërshin tonë në rrethana të panjohoura.

Të panjohura ndoshta vetëm për opinionin. Ajo që është me shpresë është se djemtë po luajnë mirë dhe kjo më bën të shpresojmë për kalimin e kësaj situate”, ka thënë Morina.

Ferizaj me këtë barazim tani gjendet në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë, teksa Gjilani mbetet në vendin e tretë me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat