Gjykata urdhëroi gazetën t’i paguajë një euro Florentino Perezit

Futboll

Gjykata urdhëroi gazetën t’i paguajë një euro Florentino Perezit

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 19:14
Perez

Florentino Perez fitoi një padi kundër El Confidencial për regjistrimet audio të rrjedhura vitin e kaluar, sipas Voz Populi.

El Confidencial është urdhëruar t’i paguajë një euro dëmshpërblim presidentit të Real Madridit.

Perez insistoi në mënyrë specifike në këtë shumë për të provuar se gjithçka kishte të bënte me respektin dhe konfidencialitetin, jo paratë, shkruan abcnews.al.

Kujtojmë se në vitin 2021, El Confidencial publikoi disa regjistrime audio të Florentino, në të cilat presidenti i Madridit ofendonte disa lojtarë dhe trajnerë.

Nuk është e qartë se si El Confidential i ka marrë këto regjistrime audio. Para se të publikohej regjistrimi, disa gazetarë tentuan të shantazhonin klubin për 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat