Shkëmbi kritikon

Futboll

Shkëmbi kritikon

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:04
Shkëmbi kritikon

Situata e Teutës në fundin e renditjes nuk po përmirësohet me kalimin e javëve dhe sigurisht që shqetëson Bledi Shkëmbin. Trajneri theksoi për “Oversport” pas duelit se ekipi i tij nuk kishte bërë gjërat që duheshin për të mbrojtur avantazhin duke lejuar Kastriotin që t’i mundte me përmbysje.

“Normale që më shqetëson shumë humbja për vetë faktin se u përmbysëm shumë lehtë nga kundërshtari.

Në shumë minuta të pjesës së parë nuk arritëm të bënim gjërat siç duhet, sidomos pas golit, patëm një tërheqje të pakuptimtë të gjithë, humbëm qetësi, vuajtëm presionin dhe për këtë nuk më vjen mirë. Pastaj u munduam edhe në pjesën e dytë, duke na lënë kundërshtari gjysmëfushën e duke na pritur.

U munduam, patëm ndonjë moment, por nuk është se bëmë sa duhej për të qenë të rrezikshëm.

Në futboll nuk ka vetëm forcë e vrapim, por duhet të jesh edhe inteligjent. Në ato momente kur vuanim, ne duhej të ishim më inteligjentë e kërkues. Për mua rezultati nuk mbrohet duke u kthyer 11 lojtarë te zona, por duke treguar karakter me qarkullime e duke shkuar te zona kundërshtare për të shënuar, gjë që nuk e bëmë në asnjë moment”, tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat