Hamiti: Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese

Futboll

Hamiti: Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 12:22
Hamiti

Skuadra e Prishtinës ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj KF Dukagjinit të shtunën (8 tetor).

Dueli në fjalë që i takon xhiros së 10 dhe luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Prishtina e ka fituar ndeshjen të këtij edicioni ndaj Dukagjinit të zhvilluar në Klinë me rezultat 2:1.

Mesfushori i ekipit tonë, Genc Hamiti për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina e ka vlerësuar në maksimum takimin e radhës ndaj skuadrës dukagjinase.

"Ndeshja ndaj Dukagjinit është e vështirë dhe me rëndësi sikurse të gjitha takimet e tjera. E vlerësojmë maksimalisht ekipin kundërshtar, por objektivi i vetëm i Prishtinës janë pikët e plota.

"Fitoret janë objektivi i vetëm në çdo ndeshje. Normalisht duhet ende shumë punë që të arrihet aty ku klubi dhe tifozët e meritojnë, mirëpo jemi në rrugën e duhur. Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese.

"Atmosfera para ndeshjes është pozitive. Pavarësisht sfidave, stafi dhe grupi po punojnë shumë në këtë drejtim", tha Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat