Atletico dhe Barcelona firmosin marrëveshjen për sulmuesin francez

Futboll

Atletico dhe Barcelona firmosin marrëveshjen për sulmuesin francez

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:06
Atletico dhe Barcelona firmosin marrëveshjen për sulmuesin francez

Atlético e Madridit dhe Barcelona e kanë arritur tashmë marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Antoine Griezmann te “Los Colconeros”.

Edhe pse zyrtarizimi pritet të ndodhë javën që vjen, është rënë dakord me palëve (Barçës, Atleticos dhe vetë lojtarit), që klubi madrilen të paguajë 20 milionë euro plus katër në formë bonusesh. Në marrëveshje parashikohet gjithashtu një ulje e ndjeshme e pagës së futbollistit.

Në kontratën e huazimit të Griezmannit, në verën e vitit të kaluar, parashikohej që pas dy sezonesh Atletico do ta blinte për 40 milionë euro nëse sulmuesi do të luante më shumë se 45 minuta në 50% të ndeshjeve.

Klubi bardhekuq, që do të mos plotësohej ky kusht, po e aktivizonte me pikatore në këtë fillim sezoni.

Barça studioi fillimisht mundësinë për nisur hapat ligjorë kundër Atleticos, por në fund pranoi që kjo çështje të zgjidhej me konsensus për një shumë që ishte gati sa gjysma e asaj që parashikohej në marrëveshjen fillestare mes klubeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat