Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani - Sivasspor

Futboll

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani - Sivasspor

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:42
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani - Sivasspor

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës do të përballen sërish me Sivassporin, por kësaj radhe do të jenë vendas.

Ndeshja do të zhvillohet më 13 tetor, nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Ballkani njoftoi këtë të premte se ka nisur shitja e biletave, të cilat do të mund t’i blini vetëm përmes platformës online.

Biletat për në sektorët Veri dhe Jug kushtojnë 2 euro, 5 euro ato në Lindje, 10 euro në Perëndim – kurse 40 euro në “VIP”.

Për procedurën e blerjes së biletave mund të njoftoni në postimin e publikuar nga klubi i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat