Zbulohen bonuset e çmendura të golave

Futboll

Zbulohen bonuset e çmendura të golave

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:33
Haaland

Shumë gola dhe miliona, Erling Haaland po shkëlqen në fushë me Manchester City, ndërkohë që llogaritë e tij bankare vijojnë të mbushen.

Bomberi norvegjez është përshtatur për mrekulli me ekipin e Pep Guardiolës dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 19 gola në 12 ndeshje!

Statistika të jashtëzakonshme, që me bonuset e përfshira në kontratë pritet t’i sjellin 22-vjeçarit rreth 50 milionë euro fitime në sezon.

Mediet angleze raportojnë se nëse vazhdon me këtë ecuri golash, Haaland do të përfitojë rreth 1 milion euro në javë (850 mijë paund).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat