Hamiti sheh 7 gola në fitoren e Realit të Madridit në Europë

Futboll

Hamiti sheh 7 gola në fitoren e Realit të Madridit në Europë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:22
Hamiti

Eldorjan Hamiti ka gjykuar në ndeshjen e sotme të Europës mes Realit të Madridit dhe Shakhtar Donetsk, sa i përket grup moshave U-19 në Uefa Youth League.

Arbitri shqiptar ka pasur jo pak punë për të bërë, në një ndeshje që pa 7 gola, pasi madrilenët fituan në shifrat 6-1.

Një penallti është akorduar në favor të Realit në minutën e 39, por Moran ka gabuar krejtësisht me konkretizimin.

Sa i përket kartonëve të dhënë në këtë takim, Hamiti ka nxjerrë 6 të verdhë nga xhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat