Carlo Ancelotti do që të mbetet edhe më gjatë te Reali

Futboll

Carlo Ancelotti do që të mbetet edhe më gjatë te Reali

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:51
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë që nuk ka për qëllim të largohet nga Santiago Bernabeu në të ardhmen e afërt.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Ancelotti e ka shprehur dëshirën për të mbetur edhe më gjatë në “Santiago Bernabeu”, kur ka folur për Rai Sport.

Ancelotti është duke kaluar në periudhën e tij të dytë te Mbretërit, ku sezonin e kaluar arriti ta fitojë kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve.

Kontrata e 63-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat