Pritet oferta në fund të sezonit

Futboll

Pritet oferta në fund të sezonit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:11
Pritet oferta në fund të sezonit

Juventus dëshiron të ketë më shumë karta për të luajtur në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Youri Tielemans do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit me Leicester dhe për këtë arsye, ai është duke u vëzhguar nga shumë klube. Real Madrid dhe Liverpool e kanë piketuar 25-vjeçarin belg për sezonin e ardhshëm.

Por jo vetëm finalistët e Championsit të fundit, tashmë raportohet se edhe Juventus është futur në garë për shërbimet e tij.

Klubi italian do të tentojë ta afrojë në fund të sezonit, por konkurrenca duket e ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat