Bylisi i jep leksion Erzenit

Futboll

Bylisi i jep leksion Erzenit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:50
Bylisi i jep leksion Erzenit

Bylisi ka marrë një fitore dominuese në shtëpi përballë Erzenit në javën e gjashtë të Superiores, duke i shkaktuar shijakasve humbjen e parë të sezonit.

Sfida nisi menjëherë me gol për ballshiotët, të cilët në minutën e 9’ shënuan me Lajthian, i cili rezultoi dhe si goli i parë i pësuar për Erzenin, që nuk rezultoi as i vetmi. Pas 14 minutash ishte Kaçorri ai që realizoi dhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Bylisi gjeti dhe golin e tretë me anë të Antoni Bej në minutën e 57’, duke hipotekuar fitoren.

Shpresat për shijakasit u zgjuan shumë vonë, me Oliver De Souzën që gjeti rrjetën vetëm në minutën e 71’.

Në minutën e 90’ ishte një tjetër Souza që shënoi, por kësaj radhe për Bylisin, me Felipen që nuk fali Xhikën dhe i dha fund sfidës.

Kështu ballshiotët barazojnë Erzenin me pikë në renditje dhe marrin vendin e dytë momentalisht me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat