Arsenali vazhdon bashkëpunimin me “Adidas”-in

Futboll

Arsenali vazhdon bashkëpunimin me “Adidas”-in

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:54
Arsenali vazhdon bashkëpunimin me “Adidas”-in

Arsenali ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me “Adidas”-in deri në vitin 2030.

Ishte vetë klubi që përmes një komunikate konfirmoi zgjatjen me partneritetin “Adidas”.

“Jemi të ngazëllyer të njoftojmë zgjatjen e një prej partneriteteve më progresive në sportin botëror deri në vitin 2030.

Ne u bashkuam me ‘Adidas’-in në fillim të sezonit 2019/20, duke u ribashkuar pas 25 vitesh. Që nga fillimi i partneritetit të fundit, ne kemi hapur terren të ri me fushata bindëse të udhëhequra me qëllime dhe gamën e produkteve të rrënjosura në kulturën e Londrës, të cilat vazhdojnë të frymëzojnë dhe angazhojnë mbështetësit tanë në mbarë botën”, thuhet në komunikatën e klubit.

Partneriteti i zgjeruar do të ketë një fokus të shtuar tek “Arsenal Women” me të drejta të zgjeruara marketingu, që do të sjellë ekspozim më të madh global për ekipin dhe lojtarët – duke vazhduar angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara lojën e grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat