Asllani projektohet titullar ndaj Romës

Futboll

Asllani projektohet titullar ndaj Romës

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:51
Asllani projektohet titullar ndaj Romës

Ndeshja kundër Romës mund të jetë e parë si titullar për Kristjan Asllanin tek skuadra e enterit.

Mesfushori i kombëtares sonë shihet si zëvendësuesi ideal për Borozovic pas dëmtimit të regjisorit kroat.

Por ky nuk është plani i vetëm për strategun Simone Inzaghin, i cili në orët e fundit po shqyrton edhe mundësinë për të luajtur me Barellan dhe Calhanoglu në qendër, duke kaluar në skemën 3-4-1-2, duke shfrytëzuar eksperiencën e armenit.

Mund të jetë dhe një skemë që mund të ndiqet në zhvillimin e ndeshjes, por për momentin Asllani duket më i avantazhuar për të qenë nga minuta e parë në fushën e lojës.

Lajmi është konfirmuar nga “Gazzetta dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat