Sejdini takon Infantinon: Përkrahja e FIFA-s nuk do të mungojë

Futboll

Sejdini takon Infantinon: Përkrahja e FIFA-s nuk do të mungojë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:57
Sejdini takon Infantinon: Përkrahja e FIFA-s nuk do të mungojë

Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka zhvilluar një takim me XHiani Infantino, i cili ditët e kaluara ka vizituar disa federata ballkanike.

Pas takimit me presidentin e FIFA-s, Sejdini bëri të ditur se Federata e Futbollit të Maqedonisë, do të ketë edhe një herë mbështetje të madhe nga Federata më me ndikim në botë e futbollit.

“Me njeriun e parë të FIFA-s, Xhani Infantino, mbështetja e të cilit gjithmonë është e mirëseardhur për federata si FFM.

Marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe bashkëpunimin do të vazhdojmë ta ruajmë e kultivojmë edhe në të ardhmen, ndërsa në plan të parë kemi avansimin e futbollit dhe infrastrukturën".

Zotëri Infantino na premtoi se mbështetja e FIFA-s në këtë drejtim nuk do të mungojë dhe së shpejti priten rrisi në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat