Infantino takohet me presidenten Vjosa Osmani

Futboll

Infantino takohet me presidenten Vjosa Osmani

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:52 Përditësuar në ora: 14:10 më 30.09.2022
Infantino takohet me presidenten Vjosa Osmani

Përparim Rama ia dorëzon Infantinos "Çelësin e Kryeqytetit"

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë.

Pas takimeve me presidentin Agim Ademi dhe KE të FFK-së, si dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kreu i FIFA-s është pritur edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku si dhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ky i fundit ia ka dorëzuar presidentit Infantino “Çelësin e Kryeqytetit”.

Infantino ka takime të shumta sot në Kosovë.

​Osmani i kërkon Infantinos mbështetje për ndërtimin e infrastrukturës sportive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e viziton për herë të parë Kosovën që prej kur shteti ynë është anëtarësuar në këtë organizatë.

Bashkë me presidentin Infantino, në delegacion ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ai i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA-s, për të cilën gjë Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Infantino, ngase që në Kuvendin e parë të kësaj organizate, prej kur ai mori drejtimin e kësaj organizate, e vendosi në agjendë pranimin e Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fadil Vokrrit për pranimin në UEFA dhe FIFA.

Sipas saj, Kosova tashmë është anëtare e FIFA-s, porse ka nevojë për ndihmë në aspektin infrastrukturor sportiv, duke përmendur këtu stadiumet e reja të nevojshme për sportistët kosovarë.

Në takim me presidentin Infantino, Presidentja Osmani ka diskutuar mundësitë për stadiume të reja si dhe për projekte të tjera investuese në infrastrukturën sportive.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e FIFA-s për sportistët e rinj të Kosovë dhe përmendur klubin e vajzave të vogla në futboll, të cilat sipas saj kanë nevojë për infrastrukturë të qëndrueshme.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e ekipeve kosovare në garat ndërkombëtare.

Kurti pret në takim Infantinon, ia jep një libër për Skënderbeun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Gianni Infantino bëri homazhe te shtatorja e Fadil Vokrrit, e viziton edhe stadiumin.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.

Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës.

Infantino takohet me presidenten Vjosa Osmani

Pas homazheve të shtatorja e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit, kreu i FIFA-s Gianni Infantino është pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Infantino ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.

Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dhuruar presidentes Vjosa Osmani fanellë futbolli me numrin 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat