Futbollisti narkotrafikant në qeli, bashkëshortja: Na mbaruan paratë

Futboll

Futbollisti narkotrafikant në qeli, bashkëshortja: Na mbaruan paratë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:12
Futbollisti narkotrafikant në qeli, bashkëshortja: Na mbaruan paratë

Ka marrë pjesë në dy Kupa Bote, ka luajtur në total 54 ndeshje me Kolumbinë dhe ka shënuar 13 gola. Referenca është Antony De Avila Charris, 58 vjeç, një ish-futbollist kolumbian, që gjendet pas hekurave si narkotrafikant “kalibri”. Bashëshortja e tij, Lyda Valenzuela, pretendon se është i pafajshëm dhe se i kanë mbaruar paratë për të paguar avokatët.

“Duhej të shisnim prona, na duhen burime të tjera por nuk kemi më”.

Ish-futbollisti është në burg në Napoli, pasi u arrestua nga agjentët e Komisariatit Vicaria Mercato, në Piazza De Nicola, në Porta Capuana, më 21 shtator 2021.

“U lodha duke trokitur dyer më dyer, – thotë gruaja e De Avila – për të kërkuar ndihmë nga shumë njerëz, ish-lojtarë që kanë luajtur me Anthony-n, drejtues, trajnerë, tifozë, politikanë. Ata thanë se do të na ndihmonin, por u zhdukën, nuk hapin as telefonin. Ndihem e vetmuar. Atë dashuri që ia shprehën Anthony-t kur ishte lojtar nuk e shoh më tani”.

De Avila, i mbrojtur nga avokati Fabrizio De Mario, vuan vendimin e formës së prerë të vendosur pikërisht për krime që lidhen me trafikimin e sasive të mëdha të drogës. Sipas hetuesve, ish-futbollisti ishte i lidhur me kartelin “Cali”, ku mbante një rol shumë të rëndësishëm drejtues, atë të garantuesit: ishte ai që vendoste nëse kokaina duhej të mbërrinte apo jo në Itali.

De Avila u arrestua në vitin 2001 dhe qëndroi në qeli për disa ditë përpara se të lirohej nga burgu. Prej atij momenti i kishte humbur gjurmët, deri më 21 shtator të vitit të kaluar, kur Policia e Shtetit e identifikoi dhe e arrestoi në bazë të një urdhër-arresti të Prokurorisë së Përgjithshme pikërisht për trafik ndërkombëtar droge,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat