Atletico Madrid po e mendon rikthimin e De Gea-s

Futboll

Atletico Madrid po e mendon rikthimin e De Gea-s

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 12:46
Atletico Madrid po e mendon rikthimin e De Gea-s

Atletico Madrid raportohet se tashmë është duke menduar për rikthimin e portierit David De Gea.

‘Gardiani’ spanjoll me Manchester Unitedin mbaron kontratën verën e ardhshme dhe duket se ardhmja e De Geas do të jetë larg ‘Old Traffordit’.

Atletico Madrid siç raportojnë mediat spanjolle, synon rikthimin e spanjollit në skuadër në vitin 2023.

De Gea mund të firmos për skuadrën e Diego Simeones si lojtar i lirë.

Spanjolli është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera, por rikthimin tek Atletico thuhet se është opsioni më i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat