Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e sotme kundër Qipros

Futboll

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e sotme kundër Qipros

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:48
Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e sotme kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e sotme kundër Qipros, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:45.

Fitorja do t’ia mundësonte Dardanëve ta mbajnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, teksa me barazim nuk do të rrezikonte rënien në Ligën D.

Përzgjedhësi Alain Giresse në konferencën për media ka thënë se objektivi i vetëm në këtë ndeshje është fitorja.

“Kemi ndeshjen e radhës. Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë.

Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, ka theksuar Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat