“Intelektualët” konfirmojnë udhëtimin edhe për derbin e mesjavës në Prishtinë

Futboll

“Intelektualët” konfirmojnë udhëtimin edhe për derbin e mesjavës në Prishtinë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:35
“Intelektualët”

Të mërkurën zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Përballja e shtyer e xhiros së tretë fillon nga ora 19:00.

Në këtë ndeshje tejet interesante, udhëtimin e kanë konfirmuar edhe tifozët e Dritës, “Intelektualët”.

Tifozët gjilanas kanë udhëtuar në secilën ndeshje që bardhekaltrit e kanë zhvilluar në udhëtim, duke qenë njëra nga tifozëritë më aktive në këtë fillim të kampionatit.

Skuadrën e tyre të zemrës, “Intelektualët” do ta përkrahin edhe të mërkurën në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat