E pazakontë në Itali

Futboll

E pazakontë në Itali

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:51
Një festim i çuditshëm

E pazakontë në Itali!

Një festim i çuditshëm goli ka ndodhur në Serinë C italiane, gjatë ndeshjes mes Katanzaros dhe Mesinës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-0, e vlefshme për javën e 5-të në Grupin C.

Një festim sa i çuditshëm po aq edhe i pazakontë ka ndodhur në këtë takim, teksa në golin e realizuar nga mesfushori belg i Katanzaros, Jari Vandepute në minutën e 62′ ka habitur opinionin publik.

26-vjeçari, i cili shënoi një dopietë në atë sfidë menjëherë pasi shënoi golin e dytë personal dhe të takimit shkoi menjëherë në drejtim të një makine të parkuar në pistën e stadiumit “Nicola Ceravolo” të Katanzaros dhe duke festuar së bashku me shokët e tij të skuadrës në brendësi të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat