Shqipëria kërkon fitoren e madhe

Futboll

Shqipëria kërkon fitoren e madhe

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:21
Shqipëria kërkon fitoren e madhe

Shqipëria do të rikthehet sot (e shtunë) për të zhvilluar pjesën e mbetur të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ku do të takohet me Izraelin.

Kuqezinjtë janë mysafirë të izraelitëve për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën B të Grupit 2.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije se dy mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjen zyrtare për shkaqe dëmtimesh.

Në këto kushte tekniku Reja ka vendosur të ftojë dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli.

Izraeli është aktualisht lider me pesë pikë, Islanda ka tre, Shqipëria me një dhe Russia që është po ashtu në këtë grup, është e përjashtuar për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat