Richarlison: Unë e bëj punën time

Futboll

Richarlison: Unë e bëj punën time

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 11:34
Richarlison: Unë e bëj punën time

Richarlison duket se është transformuar në një bomber të ashpër, të egër, njësoj siç është edhe karakteri i trajnerit Antonio Konte te Totenhemi. Dhe këtë fakt sulmuesi e konfirmoi mbrëmjen e djeshme, pas dopietës që i shënoi Ganës në pjesën e parë.

“Unë vij këtu sa herë më thërrasin dhe bëj punën time, në heshtje, pa kërkuar dhe u ankuar kurrë.

Sa herë që trajneri Tite ka pasur nevojë për mua, unë kam qenë i gatshëm, por mendoj se ndaj Ganës e tregova se punën time di ta bëj, di të shënoj nëse vihem në kushte.

Prandaj, dua që tani e në vazhdim kundrejt meje të ketë pak më shumë besim, atë që meritoj, jo më tepër, – thumbon lojtari i Totenhemit trajnerin Tite. – Sekreti im? Mendoj se është bluza me numër 9, sepse sa herë e kam veshur atë gjithmonë kam shënuar.

Tani shpresoj që ky të behet numri im i përhershëm, pasi kam dhe mund të jap edhe më shumë se kaq. Në të njëjtën kohë mendoj se skema e re, me Nejmarin të lirë që të ndërtojë në fushë bëhemi shumë herë më të rrezikshëm.

Jemi një grup që mund të bëjë gjëra të mëdha në Botëror, por deri atëherë të shfrytëzojmë çdo rast”, tha Richarlison..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat