Juventusi kërkon të përforcohet

Futboll

Juventusi kërkon të përforcohet

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:57
Juventusi kërkon të përforcohet

Juventusi po has shumë vështirësi dhe klubi kërkon që të përforcojë skuadrën, në mënyrë që të jetë në lojë ende për tituj këtë sezon.

Duke parë që merkatoja e verës është mbyllur, “Zonja” do tentojë të afrojë një sulmues që të mbështesë nga krahët Vlahoviç dhe Milik.

I pari është sulmuesi i Çelsit, Kristian Pulisiç. “Kapiten Amerika” nuk po kalon momentin e tij më të mirë me “Blutë” dhe u shpreh i zhgënjyer në fund të sezonit që klubi nuk e transferoi. Kështu ai do të kërkojë në janar për një opsion tjetër dhe Torino duket si destinacioni i duhur.

I dyti në listë është ish-sulmuesi i Barcelonës, Adama Traore. Spanjolli nuk kaloi huazimin që priste te katalanasit dhe kështu është kthyer sërish te Ullvërhemptoni, por nuk ndodhet më në formën që ishte dikur. Gjithsesi, një kalim te bardhezinjtë në Serinë A do të ishte ajo që Traore do të pëlqente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat