Superkupa e Evropës, format i ri me finalen në SHBA

Futboll

Superkupa e Evropës, format i ri me finalen në SHBA

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:54
Superkupa e Evropës

Superkupa e Evropës, format i ri me finalen në SHBA!

Superkupa e Evropës mund të ketë një format të ri duke filluar nga viti 2024, kur do të nisë edhe formula e rinovuar e Ligës së Kampionëve.

Nga Anglia, gazeta “The Guardian” raportoi se UEFA prej muajsh po punon për idenë e një Final Four për të luajtur në Shtetet e Bashkuara (të konsideruar si një treg shumë i rëndësishëm) me dy gjysmëfinale, një finale për vendin e tretë dhe finale për titull.

Përveç fituesve të Champions dhe Europa League që aktualisht janë në garë për trofeun, do të marrë pjesë edhe skuadra që fiton Ligën e Konferencave dhe me ftesë, formacioni kampion i MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat