Një hap larg grupeve të Champions

Futboll

Një hap larg grupeve të Champions

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:44
Një hap larg grupeve të Champions

Vllaznia në futboll për femra sot luan aktin e parë të një sfide të dyfishtë e cila mund të bëjë që vajzat kuqeblu të shkruajnë emrin në librat e historisë të futbollit tonë.

Kampionet e Shqipërisë luajnë ndeshjen e parë play-off ndaj Vorskla Kharkiv, për të fituar të drejtën që për herë të parë në histori një skuadër shqiptare të shkojë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Për shkak të luftës në Ukrainë, ekipi i Vorskla Kharkiv ka pranuar që të luajë të dy ndeshjet në Shkodër, ndaj edhe takimi i sotëm në “transfertë” do të luhet në stadiumin “Loro Boricci”.

Shkodranët janë përgatitur për këtë sfidë duke afruar shumë lojtare të huaja në skuadër me 6 nga 11 titullarwt të cilat kanë ardhur gjatë verës për të marrë pjesë në këtë eksperiencë europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat