Borussia Dortmund ia vendos çmimin

Futboll

Borussia Dortmund ia vendos çmimin

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 12:33
Borussia Dortmund ia vendos çmimin

Jude Bellingham është pa dyshim njëri nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari nga top-klubet evropiane.

Shumë skuadra e donin anglezin edhe këtë verë, por Borussia Dortmund refuzoi të gjitha ofertat pasi synon ta mbanin në skuadër.

Megjithatë gjiganti gjerman do të ketë shumë të vështirë për ta mbajtur në radhët e veta anglezin i cili po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Real Madrid janë top-klubet evropiane që janë vënë pas Bellinghamit.

The Athletic ka raportuar se Dortmund tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Bellingham dhe për të i ka informuar klubet e interesuara.

Verdhezinjtë duan të fitojnë 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre dhe pritet të jetë një garë shumë e madhe mes top-klubeve evropiane.

Bellinghami gjithmonë ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Angli, ku ka luajtur më parë me Birmingham City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat