Ismaili i bashkohet Bashkimit në stërvitje

Futboll

Ismaili i bashkohet Bashkimit në stërvitje

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:20
Ismaili i bashkohet Bashkimit në stërvitje

Mbrojtësi i talentuar kumanovar, Baki Ismaili, i është bashkuar urdhrave të trajnerit Muhamer Rrustemi te Bashkimi i Kumanovës, skuadër me të cilën do të garojë në Ligën e Tretë-Grupi Veri në futboll në këtë edicion të ri.

Ai është kthyer te Bashkimi nga skuadra e Vrapcishtit për të cilën luajti sezonin e shkuar.

Faqja zyrtare e klubit kumanovar ka publikuar fotografi nga seanca e fundit stërvitore e në njërën nga to shihet edhe Baki Ismaili në prapavijë duke stërvitur.

“Po, ka disa ditë që i jam bashkuar Bashkimit në stërvitje.

Fillimi është i mirë dhe unë shpresoj të vazhdoj kështu. Nuk kam problem me ambientimin sepse jam në klubit tim të qytetit. Me të gjithë lojtarët njihemi shumë mirë, i kam shokë. Është një grup i mrekullueshëm i futbollistëve.  Bashkimi këtë sezon ka ambicie të mëdha për kreun e tabelës”, deklaroi Baki Ismaili për Open-TV.

21 vjeçari e ka nisur karrierën te Milano e Kumanovës, e që më pas vazhdoi te Shkupi dhe New Star. Ismaili një kohë ishte edhe pjesë e U15 të Maqedonisë, duke luajtur ndaj Malit të Zi, Turqisë dhe Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat