Në “luftë” për të rrëmbyer trajnerin Tuchel

Futboll

Në “luftë” për të rrëmbyer trajnerin Tuchel

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:54
Në “luftë” për të rrëmbyer trajnerin Tuchel

Thomas Tuchel u shkarkua nga Chelsea këtë sezon për shkak të rezultateve të dobëta, ndërkohë që tashmë është në listën e dy skuadrave të mëdha.

Juventus dhe Bayerni, e cilësojnë strategun gjerman si njeriun e duhur për të zgjidhur situatën delikate që po kalojnë në këtë fazë. Skuadra gjermane është në avantazh, për shkak të eksperiencës së Tuchel në Bundesligë.

“Calciomercato.com” ndërkohë shton se Tuchel vlerësohet shumë edhe nga Juvnetusi, që e konsiderohen si kandidat serioz në rast largimi të Allegrit.

Investimi nuk do të ishte i pakët, por shihet si strateg ekspert për të dalë nga kriza që ndodhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat