Laporta në “gjah” pas sulmuesit të Real Madridit

Futboll

Laporta në “gjah” pas sulmuesit të Real Madridit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:46
Laporta në “gjah” pas sulmuesit të Real Madridit

Marko Asensio-s i skadon kontrata me Real Madridin dhe Barcelona do të ishte gjithashtu ndër pretendentët e mundshëm për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll.

Gazeta “El Mundo Deportivo” raporton se Asensio, i cili mund të nënshkruajë falas për çdo ekip në qershor 2023, pëlqehet shumë në “Camp Nou” për moshën, cilësinë dhe shkathtësinë e tij.

Kjo hipotezë ngrihet jo vetëm në Spanjë, por edhe në shtypin britanik, ku “Daily Mail” dhe “The Sun” i bëjnë jehonë të ardhmes së ish-lojtarit të Mallorca:

“Barcelona po përgatit një lëvizje tronditëse për yllin e Real Madridit, Marko Asensio, pasi skuadra e Çavi Hernández ka ndërmend të vazhdojë shpenzimet në përpjekje për t’u kthyer në elitën e Evropës, pavarësisht vështirësive të saj financiare”.

Asensio është 26 vjeç dhe ka shënuar 50 gola në 239 ndeshje të zhvilluara për Real Madridin. Kjo “pajë” e tij është siguruar që nga mbërritja nga Majorka, në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat