Drejtuesi i PSG-së shpjegon arsyen pse Dembele nuk u transferua në “Parc des Princes”

Futboll

Drejtuesi i PSG-së shpjegon arsyen pse Dembele nuk u transferua në “Parc des Princes”

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 00:40
Drejtuesi i PSG-së shpjegon arsyen

PSG ishte një nga destinacionet e mundshme të Ousmane Dembélésë në momentin kur vazhdimësia e tij në “Camp Nou” ishte vënë në diskutim serioz. Sulmuesi francez, gjithsesi, në fund vendosi të rinovonte kontratën, por nga Parisi kanë shpjeguar arsyet që i shtynë të mos nënshkruanin me anësorin.

Luis Campo, këshilltar i PSG-së, ka argumentuar në një deklaratë për RMC Sport, pse interesi nuk u materializua. “Më pëlqen shumë Ousmane Dembélé.

Ai është një lojtar shumë i mirë, por ne nuk e kemi marrë sepse ai luan në krah dhe ne luajmë pa një anësor. Kur ndërton një ekip, duhet të sigurohesh që lojtarët të përshtaten të gjithë me mënyrën e lojës,” ka komentuar drejtuesi i gjigantëve francezë.

Këmbëngulja e Xavi për francezin ishte, nga ana tjetër, vendimtare për vazhdimësinë e tij te Barcelona.

Sulmuesi francez ka nënshkruar rinovimin e kontratës me “blaugranat” deri në vitin 2024. Ai ka marrë pjesë në tetë ndeshje: gjashtë në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime. Anësori, i cili këtë fundjavë u bë baba, e ka nisur në formë të mirë sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat