Klubi i Premier League-s zyrtarizon trajnerin italian

Futboll

Klubi i Premier League-s zyrtarizon trajnerin italian

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 23:20
Roberto De Zerbi

Klubi i Premier League-s zyrtarizon trajnerin italian!

Klubi i Brightonit në Premier League ka zyrtarizuar trajnerin e ri, italianin Roberto De Zerbi, i cili merr vendin e lënë bosh nga Graham Potter (mori drejtimin e Chelsea).

Brighton njoftoi mbylljen me sukses të negociatave që kishin zgjatur disa ditë me trajnerin italian, që detyrën e fundit në krye të një pankinë e kishte kryer në Ukrainë, te Shaktar Donjeck.

De Zerbi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez, deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat