Reali i tregon Atleticos se kush është shefi i Madridit 

Futboll

Reali i tregon Atleticos se kush është shefi i Madridit 

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 22:55
Reali i tregon Atleticos se kush është shefi i Madridit 

Real Madridi nuk ka të ndalur në kampionatin spanjoll! 

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”. 

Reali importon tre pikë të rëndësishme dhe rimerr kreun e renditjes.

Trajneri Carlo Ancelotti, ka një seri fantastike me Realin, gjashtë ndeshje po aq fitore apo ka marrë qind për qind të pikëve.    

Futbollistët Rodrygo (18') dhe Valverde (36') shënuan për fitoren e Realit.

Morata shënon në minutën e 83-t duke ngushtuar humbjen e Atleticos.

Hermoso i Atleticos, në minutën e 90+3 ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Një mbrëmje e hidhur për trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, për faktin se u mposhtën nga rivali më i madh i kryeqytetit. 

Reali kryeson me 18 pikë, pasojnë Barcelona 16, Betis 15, Athletic Bilbao 13, Osasuna 12, Villareal 11, Atletico Madrid 10, Sociedad 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat