Pique refuzon t’i kthejë Shakira-s trofetë

Futboll

Pique refuzon t’i kthejë Shakira-s trofetë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:09
Pique refuzon t’i kthejë Shakira-s trofetë

Një tjetër kapitull në historinë e trazuar mes Gerard Pique dhe Shakira-s. Duket se ylli i Barçës është në zotërim të çmimeve të fituara nga Shakira: 3  Grammy Aëards dhe 12 Latin Grammy.

Pas më shumë se 10 vitesh dhe dy fëmijësh, çifti është ndarë në fillimin e muajit qershor pasi këngëtarja ka zbuluar tradhtinë e mbrojtësit të Barcelona-s.

Siç ka bërë të ditur Corriere della Sera, tani Shakira i ka kërkuar Pique që t’i kthejë çmimet që ka fituar ajo gjatë karrierës dhe që ai i mban në zyrën e tij.

“Duket se çmimet janë në duart e Pique dhe Shakira ka frikë se trofetë mund të përdoren si një monedhë shkëmbimi në betejën e të dyve për të gjetur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, që për momentin do të shkojnë në Miami, Floria, me Shakira-n”, shkruan Corriere della Sera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat