Juventusi po kalon një moment tepër të vështirë

Futboll

Juventusi po kalon një moment tepër të vështirë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:20
Juventusi po kalon një moment tepër të vështirë

Juventusi po kalon një moment tepër të vështirë. Bardhezinjtë kanë regjistruar katër barazime në gjashtë ndeshjet e para në kampionat dhe kanë humbur dy sfidat e para në fazën e grupeve në Champions League.

Loja mungon, ekipi është i përfshirë nga kaosi, ndërkohë që tifozët po kërkojnë me ngulm shkarkimin e Max Allegrit. Gjithsesi, tekniku nga Livorno nuk dorëzohet, teksa përpara sfidës ndaj Monzës tregon edhe problemin e madh të ekipit të tij.

“Po bëjmë shumë gabime, gabojmë në shumë pjesë të fushës, si në pasime dhe veprime teknike. Nuk përplasemi me kundërshtarët, na mungon diçka në aspektin e personalitetit. Gabojmë shumë, por është detyra ime t’i rregulloj gjërat në ekip.

Kemi edhe mungesa, ky është një Juventus virtual. Jam i kënaqur me merkaton, më kanë pëlqyer lëvizjet e klubit. I adhuroj lojtarët e mi, unë përshtas stilin e lojës në bazë të karakteristikave të tyre. Kriza? Provoni t’i hiqni Milanit apo Interit pesë lojtarë titullarë dhe do e shohim se sa të vështirë do e kenë.

Më mungon shumë Rabiot, një lojtar i fortë teknikisht dhe fizikisht. Ai bën 13-14 gjëra të mira në ndeshje, është një lojtar me peshë të madhe”, deklaroi trajneri i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat