Duka dhe Ademi takohen në Prishtinë

Futboll

Duka dhe Ademi takohen në Prishtinë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:09
Duka dhe Ademi takohen në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë përkatësisht dy presidentët Agim Ademi dhe Armand Duka vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

Ndonëse kohëve të fundit është rihapur tema sesi Shqipëria po i “grabitë” talentet kosovarë duke i ftuar të bëhen kuqezi, marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy presidentëve duken fantastike.

Agim Ademi e ka dëshmuar sot këtë duke e postuar një fotografi bashkë me Duken në të cilën e ka përshkruar me fjalët: Kafen e mëngjesit bashkë me Dukën në Prishtinë. Gjithmonë takime të këndshme dhe me vlerë.

Kosova e Shqipëria janë duke punuar që në nëntor të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Frankfurt të Gjermanisë dhe kjo duket se ka qenë një ndër temat e shumta të biseduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat