Shkëmbi pas humbjes me Tiranën: Deri në momentin e golit po luanim mirë

Futboll

Shkëmbi pas humbjes me Tiranën: Deri në momentin e golit po luanim mirë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 19:06
Shkëmbii

Teuta mori një humbje të thellë me rezultatin 0-4 përballë Tiranës në transfertë, në javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, nuk e fshehu zhgënjimin në prononcimin e tij për “Oversport”.

“Mendoj se e nisëm mirë. Ishim përgatitur për cilësorë që kanë lojtarët e Tiranës. Pastaj siç e thatë dhe ju, një moment jo i mirë dhe nuk ishim më ajo skuadër që ishim para golit. Nuk duhet të ndodhte ajo që ndodhi.

Në tërësi gabuam si skuadër. Ajo që më vjen keq është që nuk i kthyem situatat në anën tonë. kishim probleme në mesfushë, për të qarkulluar topin. Për fat të mirë kemi dy javë para pushim për të rregulluar gabimet.

Mendoj që deri te goli i tyre luajtëm diku mirë. gabuam te goli i parë. Mund t’i bënim faull Xhixhës para se të shkonte te zona e rrezikshme. Në pjesë të dytë gabuam në çdo gjë. janë ata lojtarët që e rregullojnë situatën pak minuta. Vazhdonim të shthureshim, të humbnim besimin. Bëmë maksimumin.

Gjinollari më ka pëlqyer jashtë mase shumë, qëkur kam marrë ekipin. Por mendova për Idrizin duke parë kundërshtarin. Mendova se Idrizi do e kishte më të thjeshtë. Idrizi nuk doli keq. Gjinollari mund të jetë një lojtar që do të na ndihmojë shumë.

Të ndërrosh lojtarët do të thotë që diçka shkon. Në futboll ndodhin. Duke pasur parasysh dhe kundërshtarët, tre lojtarët tonë luajtën. Hebaj pati një rast që duhet ta shënonte. Edhe fizikisht mendoj se kishte probleme. Kundërshtari dukej që i kishte marrë masat. Siç e thashë lojtarët që kishim në stol ishin këta të sulmit. Problemet që kemi janë në mbrojtje dhe në mesfushë.

Kemi dy javë për të rikthyer lojtarët e dëmtuar. Duhet të përmirësohemi dhe fizikisht dhe psikologjikisht”, u shpreh Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat