Pasi Vinicius Junior ishte subjekt i racizmit të tifozëve, reagon Pele

Futboll

Pasi Vinicius Junior ishte subjekt i racizmit të tifozëve, reagon Pele

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:35
Reagon Pele

Legjenda e futbollit brazilian, Pele ia ka dedikuar një status sot në profilin e tij në Instagram, sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi që ai ka qenë disa herë subjekt i racizmit në futboll  

Pele ka pasur fjalë të mëdha për lojtarin, derisa ka thënë se në botën e “futbollit fatkeqësisht ende ka racicës”.

“Futbolli është kënaqësi, është edhe më shumë së kaq. Është një kënaqësi e vërtetë”, ka shkruar fillimisht Pele.

“Edhe pse fatkeqësisht, racizmi ende ekziston, ne nuk do të lejojmë kjo të na pengojë ta vazhdojmë buzëqeshjen.

Ne do të vazhdojmë ta luftojmë racizmin çdo ditë në këtë mënyrë: duke luftuar për të drejtën tonë që të jemi të lumtur dhe të respektuar. #BailaViniJr (VallëzoViniJr”, ka shkruar Pele.

Kujtojmë që Viniciusit ju hodhën banane gjatë ndeshjes kundër Celticut në Skoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat