Alves: Mos e krahasoni Pele-n me Messin, ai ka ndryshuar futbollin

Futboll

Alves: Mos e krahasoni Pele-n me Messin, ai ka ndryshuar futbollin

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:09
Ilustrim

Dani Alves ka dhënë një intervistë për “ESPN”, për të folur për përvojën e tij në Pumas, ndërkohë që dha komentin e tij dhe për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

“Unë qëndroj me Pelen për një arsye, ai ka ndryshuar futbollin. Messi ndryshoi një brez. Dhe përveç kësaj, unë jam brazilian.

Për mua, Pele nuk duhet të hyjë në atë debat. Nëse më pyesni, kush është lojtari më i mirë në histori? do të thosha Messi. Pele nuk bën pjesë aty”, deklaroi Dani Alves.

Ndërsa për yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon theksoi se është një makineri që vetëm shënon.

“Një bastard që nuk të lë të marrësh frymë për asnjë sekondë. Ai është një makinë golash.

Guardiola? Është trajneri më i mirë, pa dyshim. Ai ishte një masterclass çdo ditë. Ai të mëson gjithmonë diçka të re”, deklaroi Dani Alves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat