Fabregas zbulon arsyet

Futboll

Fabregas zbulon arsyet

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:24
Fabregas zbulon arsyet

Cesc Fabregas surprizoi jo pak me zgjedhjen e tij këtë verë për t’u transferuar në Serie B, tek skuadra e Como-s. Mesfushori spanjoll që përfundoi aventurën te Monaco, kishte mundësinë për të luajtur në një skuadër më kompetitive të Europës, apo edhe për të “emigruar” në Amerikë ashtu siç bëjnë kolegët e tij në perëndim të karrierës.

Por, 35-vjeçari zgjodhi Comon e mesa duket jo vetëm për arsye sportive, por edhe për jetën jashtë fushe, sidomos atë që vjen pasi të “varë këpucët në gozhdë”. Në një intervistë për RAC 1, spanjolli zbulon edhe arsyet që fshihen pas transferimit që habiti jo pak gjatë merkatos verore.

“Përveç pjesës që klubi i Como-s ka një projekt të madh dhe serioz, më kanë ofruar edhe disa aksione në klub. Ndërkohë, do të më ndihmojnë edhe për t’u bërë një trajner në të ardhmen.

Pastaj, le të themi që në transferimin te skuadra e Como-s ndikoi edhe qyteti, Como është një qytet i mrekullueshëm”, u shpreh Fabregas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat