Ramos rikthehet me kombëtaren e Spanjës?

Futboll

Ramos rikthehet me kombëtaren e Spanjës?

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:40
Ramos rikthehet me kombëtaren e Spanjës?

Pas një sezoni shumë të komplikuar, Sergio Ramos është rikthyer për të ofruar përformancën e tij të nivelit të lartë.

Mbrojtësi i PSG-së, i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në infermieri, është fizikisht më mirë dhe është një nga shtyllat e formacionit të Galtier.

Një lider i ri dhe ky lajm mund të kënaqë vetëm Luis Enrique.

Trajneri i Spanjës, zbulon “MARCA”, do ta kishte përfshirë ish-yllin e Real Madrid në listën e skuadrës së kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës dhe Portugalisë.

Zgjedhjet përfundimtare do të zbulohen nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat