Çeku: Jemi afër zgjidhjes së ngërçit për stadiumin e Gjilanit

Futboll

Çeku: Jemi afër zgjidhjes së ngërçit për stadiumin e Gjilanit

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 22:01
Çeku: Jemi afër zgjidhjes së ngërçit për stadiumin e Gjilanit

Ministri Çeku theksoi se tashmë janë në fazën e fundit të zgjidhjes së ngërçit për stadiumin e qytetit, projekt ky i cili nuk ka përfunduar qe 5 vite.

“Është interes kombëtar i ynë ta kemi të përfunduar këtë stadium në kohen me optimale me standarde të përmbushura ndërkombëtare. Projektimi i fazës së fundit, besoj që do të na merre kohë disa muaj. Pas asaj e kemi të qartë edhe koston finale të përfundimit, por edhe kohen që na duhet për ta përmbyllur këtë projekt”, tha ministri Çeku për RTK.

 “Premtimi publik për një afat të realizimit të stadiumit të qytetit, një projekt që është zvarritur për më shumë se 5 vjet, pa e pas një mbështetje në një dokument, në një analizë, do të ishte jo i drejtë për opinionin, do të ishte jo i saktë nga ne. Po e presim finalizimin e projektit, detajet për projektin ndërkohë që momentin e parë që kjo kryhet e kemi edhe bazën për afatin kohore të realizimit”, tha hyseni.

Ministri Çeku tha se nga kryetari Hyseni ka kërkuar edhe lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e palestrës së xhudos dhe për ndërtimin e një shtëpie të shahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat