Insigne: Me vjen të qajë kur shoh Napolin

Futboll

Insigne: Me vjen të qajë kur shoh Napolin

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:30
Insigne

Lorenzo Insigne ka kujtuar disa nga momentet e tij me Napoli dhe treguar se largimi i tij nga klubi “nuk është varur shumë nga ai”.

Sulmuesi 31 vjeçar italian i dha fund karrierës së tij të gjatë me skuadrën nga qyteti i tij i lindjes në fillim të këtij viti, duke u transferuar në Toronto FC pas skadimit të kontratës së tij. Gjatë 12 viteve të tij në skuadrën e Napolit, Insigne shënoi 122 gola dhe bëri 95 asiste nga 434 paraqitje, duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitojë dy kupa të Italisë dhe një SuperKupë të Italisë.

Duke folur për DAZN, Insgine fillimisht ka folur për gjërat që ai është penduar gjatë kohës së tij në Napoli.

“Pendohem për shkak se nuk e fituam titullin me Napolin. Ne kishim mundësi ta bënim këtë si me Sarrin ashtu dhe me Spallettin që ta fitojmë Scudetton por ne nuk arritëm këtë. Ne ishim shumë afër, sidomos me Sarrin…”, tha ai.

“Shpresoj që një ditë, madje edhe nëse unë nuk jam këtu, që do ta arrin këtë gjë për shkak të tifozëve që e meritojnë atë, qyteti jep aq shumë për skuadrën dhe nuk e merr atë që e meriton. Shpresoj që një ditë ata do të festojnë për shkak se e meritojnë”.

Ai ka folur edhe për largimin e tij nga klubi, vështirësitë që e përcollën atë pasi tani luan diku tjetër dhe nëse ai i rishikon ndeshjet kur luante me skuadrën e tij.

“Jo, përndryshe do të qajë. Prekem në shpirt kur shoh ndeshjet e tyre dhe unë nuk jam në fushë, por kjo është jeta. Nuk kam ndonjë pendim, kam dhënë gjithçka për këtë skuadër. Shpresoj që tifozët mund të jenë gjithmonë krenar me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat