Bernadeschi kritikon Juventusin nga Toronto

Futboll

Bernadeschi kritikon Juventusin nga Toronto

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:31
Bernadeschi kritikon Juventusin nga Toronto

Edhe pse është shumë herët për të gjykuar paraqitjet e një skuadre pasi sezoni është në fillim, sërish Juventusi i Massimiliano Allegrit ka lënë një shije të hidhur. Ekipi në fushë nuk ka një mekanziëm të qartë si duhet të funksionojë dhe rrezikon sërish të luhatet në një sezon me plot ulje e ngritje pa mundur të shfaqet konkurrues.

Tashmë, edhe Allegri është vendosur nën akuzë ndërkohë që nga Amerika për ish-skuadrën e tij ka folur Federico Bernadeschi. Ish-sulmuesi që e njeh mirë ambientin bardhezi, thekson se Juventusit aktual i mungon karakteri, ndërsa shton se forca e ekipit në të kaluarën ishte vazhdimësia e rezultateve.

“Juventus ndryshoi tre trajnerë në një periudhë relativisht të shkurtër, por e bënë këtë me idenë për të kërkuar një identitet të ri. Mendoj se në këto vite, pikërisht identiteti është ai që i ka munguar skuadrës.

Pastaj është edhe vazhdimësia e rezultateve, Juventusi i së kaluarës diçka të tillë e ka pasur një pikë të fortë.

Ka treguar vazhdimësi me Conten dhe me Allegrin, por në periudhën e fundit mungon. Ky është mendimi im mbi situatën te Juventus”, u shpreh Bernadeschi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat