Juventus synon rikthimin te suksesi

Futboll

Juventus synon rikthimin te suksesi

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 23:51
Juventus synon rikthimin te suksesi

Vetëm tri ditë pas sfidës shumë të debatuar me Salernitanën, ku Juventusi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2, bardhezinjtë do të rikthehet sërish në “Allianz Stadium”, këtë herë për t’u përballur me Benficën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Allegri e nisi aventurën europiane me një humbje në Paris dhe është e dënuar të marrë tre pikët ndaj Benficës, që do të jetë edhe kundërshtari direkt i torinezëve për vendin e dytë në grup.

Megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për Vlahovic me shokë, pasi portugezët po kalojnë një formë të shkëlqyer, duke fituar të 11 ndeshjet zyrtare që kanë luajtur deri tani për këtë sezon.

Bëhet fjalë për sfida kampionati, eliminatore Championsi dhe ndeshja e parë në grup, të gjitha të fituara nga skuadra e drejtuar nga Rodger Schmidt, e cila do të tentojë të vazhdojë akoma më shumë serinë e sukseseve radhazi, pikërisht në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat