Fisnik Asllani përgatitet me Gjermaninë U20, Wolf optimist

Futboll

Fisnik Asllani përgatitet me Gjermaninë U20, Wolf optimist

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:21
Fisnik Asllani

Kombëtarja e Gjermanisë U20 përgatitet për garat evropiane Elite League U20. 

Pjesë e kombëtares gjermane është edhe futbollisti shqiptar nga Kosova, Fisnik Asllani.

Asllani, sulmues që pritet t’i jepet rasti dhe të tregojë veten. 

Futbollisti i spikatur është anëtar i skuadrës gjermane, Hoffenheim, i cili është ftuar nga trajneri Hannes Wolf.

Asllani me shokë përgatiten për duelin me Poloninë në Unterhaching më 23 shtator (nga ora 18.00) dhe ndeshjen në Arad kundër Rumanisë më 26 shtator (nga ora 19.00).

Trajneri i Gjermanisë U20, Hannes Wolf ka nominuar një skuadër prej 23 lojtarësh nga vitet 2002 dhe 2003.

“Ne po presim me padurim të fillojmë sezonin me U20-at”, tha Wolf.

"Seancat tona stërvitore dhe ndeshjet ndërkombëtare në Unterhaching dhe Rumani u japin lojtarëve mundësinë për të provuar veten në një nivel të lartë në grupmoshën e tyre. Ne jemi të lumtur që mund t'u ofrojmë lojtarëve këtë platformë, ne duam të jemi aty në vend dhe t’i fitojmë të dyja ndeshjet”, tha Wolf. 

Në vitin 2022, Gjermania U20 do të ketë një tjetër garë me tre ndeshje ndërkombëtare. E para është Republika Çeke më 16 nëntor, e ndjekur nga dy ndeshje në shtëpi kundër Norvegjisë më 19 nëntor dhe Portugalisë më 22 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat