FFK refuzon ankesën e Prishtinës

Futboll

FFK refuzon ankesën e Prishtinës

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:45
FFK refuzon ankesën e Prishtinës

Prishtina u dënua me dy ndeshje jashtë fushës së saj dhe pa praninë e tifozëve, pas lëshimeve në organizimin e ndeshjes ndaj Ballkanit. 

PC Prishtina ishte ankuar në FFK për vendimin e marrë, por Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka kthyer përgjigje negative kryeqytetasve.

Komisioni ka vlerësuar se dënimi i Shkallës së Parë ishte veprim i drejtë.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë datë: 09.09.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar ankesën e FC “Prishtina”, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022 , me ç’rast vërtetoi se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë i datës 09.09.2022 mbetet në fuqi.

Komisioni për Ankesa më këtë rast konstatoi se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Bazuar me këtë vendim të vërtetuar FC “Prishtina” , i mbetet t’i zhvillojë dy ndeshje të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues dhe jashtë Prishtinës si dhe mbetet në fuqi sanksioni me gjobë me vlerë prej: 1200.€.

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton masën e dënimit nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat