Bayerni sfidon Barcelonën

Futboll

Bayerni sfidon Barcelonën

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:39
Bayerni sfidon Barcelonën

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Emocionet nisin në orën 18:45, teksa Interi do të luajë në transfertën ndaj Viktoria Plzen. Skuadra zikaltër do të kërkojë 3 pikët e para në këë edicion. Në të njëjtën orë nuk pritet ta ketë të thjeshtë as Tottenhami që do të luajë në transfertën ndaj Sporting Lisbonë.

Më pas në orën 21:00, vjen dhe ndeshja më e bukur ndoshta e kësaj faze, mes Bayernit dhe Barcelonës.

Një super duel, që aktin e parë do ta zhvillojë në “Allianz Arena”. Skuadra gjermane nuk është në formën e saj më të mirë, ndërkohë që Barcelona vjen në formën e saj ideale.

Lewandowski për herë të parë do të sfidojë ish-skuadrën e tij, me të cilën në fakt nuk u nda aspak mirë.

Gjithashtu në të njëjtën orar Liverpooli do të ketë një duel shumë të vështirë ndaj Ajax, teksa synon tri pikët e para në këtë edicion pas humbjes së rëndë ndaj Napolit. Leverkusen-Atletico Madrid është sfida tjetër që rezervon jo pak emocione.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat