Nuhiu: Futbollistët treguan personalitet dhe karakter

Futboll

Nuhiu: Futbollistët treguan personalitet dhe karakter

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 18:40
Nuhiu

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim në derbin ndaj Ballkanit, me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë.

Golat e fitores për bardhekaltrit i realizuan Marko Simonovski (31′) dhe Besnik Krasniqi nga penalltia (59′), shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se futbollistët e tij treguan personalitet dhe karakter.

Ai gjithashtu falënderoi tifozët “Intelektualët” për përkrahjen në derbi.

“Skuadra ka krijuar, por duhet të kesh fat për të shënuar. Futbollistët treguan personalitet dhe karakter. Dua t’i falënderoj tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen, sepse kjo skuadër po bën shumë mirë.

Luajti mirë edhe ndaj një ekipi siç është Ballkani. Ka ecuri shumë të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë. Jemi ende herët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati është i rivalizuar dhe të shtyn ta bësh maksimumin”, është shprehur Nuhiu pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat